Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se gjeneratës së re në vend duhet t’i dëgjohet zëri më shumë.

Prifti: Ky kazan ka nevojë të ndërrojë ujë. Ka nevojë të ndërrojë ujë për njerëzit e një gjenerate të re, me një mendësi të re. Alternativë, para se të jetë e një ideologjie politike, majtas, djathtas, e qendrës apo jo ka për të qenë ideologji e brezit të ri njëherë. Jemi në një gjeneratë që ka 30 vjet, madje edhe më shumë 40 vjet, 50 vjet, se ka njerëz që janë që nga sistemi i qoftë largut. Sot është një brez i edukuar komplet ndryshe dhe në mes është një vakum i madh. Unë them që i nevojshme në këtë moment që do jemi tani është që kësaj gjenerate të re të ketë mundësi t'i dëgjohet zëri.

/Ora News.tv/