Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se protesta e opozitës, nuk është protestë sepse nuk ka asnjë kauzë.

Rezart Prifti: Nuk ka as demostrata, aq mitingje, ose protestë. Protestë ishte ajo e studentëve kur ishte pika për të ndryshuar një gjë të madhe në këtë shoqëri, asnjëri nuk bëri asgjë, përfshi edhe ndërkombëtarët. E kam peng të madh këtë. Sot që flasim këto nuk janë as protesta. Janë 5000, maksimumi hajde 10 mijë tia bëjmë qejfin, njerëz që janë militantë, i respektoj shumë, por që nuk ka lidhje me përfaqësinë shoqërore kjo punë. Sepse dallohet protesta e madhe kur e ka një kauzë nga mbrapa. Kjo protestë nuk ka kauzë nga mbrapa.


/Ora News.tv/