Pedagogu Rezart prifti i ftuar në emsionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se ka deputetë të rinj në partitë politike shqiptare që nuk kanë bërë asnjë ese në jetën e tyre.

Rezart Prifti: Tek profesionistët e rinj unë e kam fjalën për ata që marrin mendime ose japin bëjnë edhe pak pilitika. Ka ardhur koha e një gjenerate të re dhe ka marrë erë gjithandej kjo punë. Kur e kam fjalën profesionistë të rinj, nuk e kam fjalën për shembullin më barbar që kanë dhënë disa parti që kanë marrë 18-19 vjeçar dhe i kanë vendosur deputetë, drejtorë, qoftë edhe 27-vjeçarë. 

Arbër Hitaj: Kjo është edhe ajo karrota që përdor politika për të rinjtë, që në të ardhmën këta kanë më shumë besim tek partitë politike sesa tek sistemi. Kjo është karrota kryesore. 

Rezart Prifti: Ti mund të jesh 27 vjeçar, por të paktën duhet të kesh një kontribut profesional diku. Sa vjet ke në Shqipëri dhe çfarë ke bërë këto 5 vita.  Trego kam bërë këtë, kam bërë atë. Por jo aguridha që nuk kanë bërë një ese në jet të vetë. Ke deputetë që nuk kanë bërë një ese në jetë të vet.

/Ora News.tv/