Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora deklaroi se institucionet tona, duke filluar nga ministritë vuajnë nga eksperienca menaxheriale.

Prifti thotë se drejtorlliku në vendin tonë është akoma i një mode '70-çe duke filluar që nga mbajtja e dokumentave, e deri tek trajtimi i njerzëve.

Pjesë nga biseda në studio: 

Prifti: Nga vëzhgimet që unë kam bërë, institucionet tona, madje edhe ministritë vuajnë nga eksperienca menaxheriale. 

Kadia: Çështja menaxheriale është shqetësimi kryesor pse nuk ka staf lokal të mirëkualifikuar?

Prifti: Kam disa ditë që po e studioj këtë, kam marrë edhe disa raste studimore nga eksperiencat tona të brendshme. Drejtorlliku këtu është akoma i një mode '70-çe duke filluar që nga mbajtja e dokumentave deri tek trajtimi i njerzëve. Që nga pjesa ku thonë "shef" sot e kësaj dite, është një terminologji pak e rëndë. Mund të duket që ky shtet ka vuajtur për menazher. Po, po ky shtet vuan për menaxherë të mirë. Të gjitha institucionet tona vuajnë për menaxherë të mirë. Sidomos në kohën që ne jemi sot, ku fondet nuk mungojnë, edhe taksat e brendshme edhe të donatorëve të huaj nuk mungojnë. Kur vjen puna tek taksa e biznesit tonë janë të keqmenaxhuara, jo të pambledhura.

/Ora News.tv/