Presidenti Macron në vjeshtë viziton Tiranën

Presidenti Macron në vjeshtë viziton Tiranën

Kryeministri Rama ka dhënë lajmin se në vjeshtë për herë të parë Shqipërinë do ta vizitojë një president i Francës. Këtë, Rama e bëri të ditur në fjalën e tij përpara kabinetetit qeveritar dhe deputetëve ku foli për datën e hapjes së negociatave në qershor të 2019. Rama falenderoi në veçanti kancelarin Merkel dhe Presidentin Macron për kontributin e tyre në këtë proces. 

Rama: Kancelarja Merkel, e cila sot mund ta them ma bëri të qartë qush në takimin në Berlin se do të jenë muaj të vështirë, por ajo do të ishte në krahun tonë për çeljen e negociatave dhe deri tek presidenti Macron. Edhe këtë sot mund ta tregoj, ma tha troç qysh në takimin e parë në Paris se për të ishte tejet e vështirë për një datë. Për arsye të qarta, të mirëkuptueshme që nuk lidhen me Shqipërinë. Por më premtoi ama se në respekt të reformave mbresëlënëse të qeverisë sonë do të mendohej mbi mundësinë e një zgjidhje pozitive. Dhe kam kënaqësinë të shtoj këtu, nëse dicka e paparashikueshme nuk do të ndodhë këtë vjeshtë Shqipërinë do ta vizitojë për herë të parë një President i Francës. Dhe jam i bindur se pasi ta shohë me sytë e tij këtë vend lidhja jonë do të bëhet më e fortë dhe roli i Francës në ecurinë pozitive të Shqipërisë dhe të Ballkanit do të rritet.

EMISIONET