Përhapja e virusit të ri vdekjeprurës është duke u përshpejtuar. Kjo u  paralajmërua nga Presidenti Kinez Xi Jinping, pasi mbajti një takim të qeverisë në festën publike të Vitit të Ri Lunar.

Vendi po përballet me një "situatë të rëndë"  u tha Xi Jinping  zyrtarëve të lartë.

Koronavirusi ka vrarë të paktën 56 njerëz dhe ka infektuar pothuajse 2,000 që nga zbulimi i tij në qytetin e Wuhan.

SHBA kanë njoftuar se stafi në konsullatën Wuhan do të evakuohet në një fluturim special të martën.

Në disa qytete të prekura është kufizuar edhe udhëtimi.

Një spital i dytë urgjent do të ndërtohet atje brenda disa javësh për të trajtuar 1.300 pacientë të rinj.

Ekipe të specializuara mjekësore ushtarake kanë fluturuar gjithashtu në provincën Hubei, ku ndodhet Wuhan.

Urgjenca reflekton shqetësim si brenda Kinës ashtu edhe jashtë në lidhje me virusin që u shfaq për herë të parë në dhjetor.

/Ora News.tv/