"Presheva, Medvegja dhe Bujanoci me Kosovën", Milo: S'ka budalla që e beson që mund të marrësh pa dhënë asgjë

Presidenti Hashim Thaçi u shpreh i palëkundur në qëndrimin e tij që Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci ti bashkangjiten territorit të Kosovës.

Por ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në RTV Ora thotë se Presidenti Thaçi kërkon të marrë këtë pjesë të territorit nga Serbia jugore por nuk tregon se çfarë do të japë në këmbim.

Kompromis që vetëm merr dhe nuk jep, nuk mund të ketë thotë Milo.

Milo: Është qëndrim i vjetër që në gusht të vitit të kaluar. Këtu janë notat kritike në adresë të Thaçit pasi kërkon të marrë një pjesë të territorit që zyrtarisht është nën Serbinë por nuk thotë se çfarë do të jepet në këmbim. Nuk ka budallenj në botë dhe në Ballkanin Perëndimor që të mendojnë se vetëm do të marrësh pa dhënë asgjë. Kompromis që vetëm merr dhe nuk jep asgjë, nuk ka.Pas Samitit të Berlinit nuk e kuptoj pse Thaçi e përsërit.Ai mund të ketë një besim absolut në rolin e SHBA por unë nuk besoj që SHBA do të vepronin vetëm pa konsultimin me BE, ose të paktën me vendet kryesore të BE për një çështje delikate.

EMISIONET