Pranga shqiptarit, mbikëqyrësi i trafikut të kokainës nga Holanda në Itali

Pranga shqiptarit, mbikëqyrësi i trafikut të kokainës nga

Një grup i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Holanda në Lombardi është çmontuar nga seksioni i anti-drogës në Milano, duke arrestuar tre burra, dy shtetas spanjoll me nënshtetësi zvicerane dhe një shtetas shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, kreu i grupit, u kujdes për hapat e fundit të trafikut, duke qëndruar në një kodër në pjesën zvicerane, për të kontrolluar pjesën e kufirit. Duke parë se kalimi i ngarkesës ishte i sigurt, ai jepte sinjal për kalimin e lëndës narkotike.

Grupi kishte zhvilluar rrugën e trafikut të kokainës nga Holanda, duke sjellë rreth dy kilogram çdo muaj.

Policia gjeti në bordin e një automjeti tip Opel Insignia - të blerë në Itali, por e regjistruar në Zvicër rreth 2 kg kokainë, e cila ishte vendosur në një ndarje të posaçme, në pjesën e zonës ku qëndron shoferi, e cila komandohej me pult.

Sekreti i vërtetë i grupit, megjithatë, ishin vetëm dokumentet zvicerane.

Jo rastësisht, në fakt, trafikantët kanë përdorur një rrugë pothuajse të pashkelur - pasi zakonisht kokaina arrin në Itali përmes Austrisë.

Që nga janari, në momentin e arrestimit të dy spanjollëve me nënshtetësi zvicerane, janë zhvilluar hetimet, ndërsa tani është arrestuar shqiptari Ferro Hoxha, 32 vjeç, mbikëqyrësi i trafikut. Në kërkim është edhe një shqiptar tjetër.


EMISIONET