Pranga ndërtuesit në Elbasan, u siguronte leje ndërtimi qytetarëve kundrejt pagesave

Pranga ndërtuesit në Elbasan, u siguronte leje ndërtimi

Një ndërtues është arrestuar nga policia pasi akuzohet se u ofronte qytetarëve dhe bizneseve leje ndërtimi kundrejt pagesës.

Burimet bëjnë të ditur se është arrestuar 44-vjecari S. Shahini, pronar i një firme ndërtimi ne Elbasan.

Po ashtu bëhet e ditur se Shahini u premtonte bizneseve dhe qytetarëve leje ndërtimi kundrejt shumave 3000 dhe 5000 euro.

Ai ka qenë i lidhur edhe me zyrtarë të bashkisë Elbasan.

Mësohet se Shahini operon në tregun e ndërimit prej disa vitesh. 

Nuk bëhen ende publike detajet për arrestimin e biznesmenit.

EMISIONET