Postimi/ Suedia kursen Kosovën, grumbullon 25 futbollistë "të panjohur"

Postimi/ Suedia kursen Kosovën, grumbullon 25 futbollistë

Prestigji ka nisur të rritet dhe kjo jo pa shkak.

Performancat në Ligën e Kombeve dhe kualifikueset e Euro 2020 kanë dhënë sinjalet e duhura. Përfaqësuesja e Kosovës është kthyer në një kombëtare të preferuar për ekipet më në zë të momentit. Lista prej 25 lojtarëve përbëhet nga futbollistë që aktivizohen në kampionatin vendas.

Diçka e tillë e konfirmon edhe vendosja në program e miqësores mes tyre dhe Suedisë, që do të zhvillohet në Doha të Katarit më 12 janar. Por, edhe pse një muaj larg nga ai duel, Kombëtarja suedeze ka zbuluar listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion.

Përmes faqes zyrtare në "Instagram", Federata Suedeze e Futbollit pohon se ekipi do të qëndrojë i grumbulluar nga data 3 deri më 13 janar, periudhë ku do të bëj përgatitje për dy sfidat miqësore, ndaj Moldavisë dhe Kosovës.

EMISIONET