Ndarja e Mozzik dhe Loredanës ka qenë tema më e përfolur në faqet rozë. Asnjëherë nuk u konfirmua një gjë e tillë, por fakti që nuk qëndrojnë pranë dhe nuk publikojnë asgjë bashkë nxiti spekulimet.

Por postimet e fundit të reperit Mozzik lidhen me besnikërinë. Ndoshta kjo është arsyeja përse lidhjes së tij me reperen Loredana i erdhi fundi. 

“Nuk më surprizojnë më njerëzit fals, por ata besnik”.

“Unë jam i sjellshëm dhe i mirë derisa ti merresh me besnikërinë time.”

Këto ishin shkrimet që publikoi Mozzik mbrëmë. Megjithatë, takimet e tij me Loredanën nuk do të mungojnë pasi janë prindër të vogëlushes Hana.

Madje, nuk do ishte e habitshme nëse do shihnim një rikthim të tyre.

/Ora News.tv/