Portugalia arriti një fitore 4-2 në Irlandën e Veriut, duke i rrëmbyer kryesimin e grupit F, Rusisë. Cristiano Ronaldo ka shënuar tre gola, për ta përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Irlandës Veriore të zhvilluar në udhëtim e që përfundoi me rezultat 4-2. Bruno Alves e kaloi në epërsi Portugalinë pas 21 minutash lojë. Mbrojtësi portugez godet saktë në hyrje të zonës pas një goditje nga këndi. Por, vendasit reagojnë me McAuley me një gol në minutën e 36-të duke barazuar rezultatin. Portugalia e përfundoi pjesën e parë me një lojtar më pak, kur Helder Postiga u largua nga loja (43'). Ronaldo po ashtu u ndëshkua me karton të verdhë. Në pjesën e dytë ishte Ëard ai që i dha golin e epërsisë Irlandës Veriore në minutën e 52-të. Brunt u përjashtua te Irlanda Veriore dhe kështu Ronaldo u ndez duke realizuar i nervozuar edhe tri gola. Superylli i Real Madridit shënoi në minutat 68-të pas një goditje me kokë. Në një rrëbesh shiu ai realizoi edhe dy herë të tjera në minutën 77-të dhe 83-të në fitoren heroike prej 4-2 të Portugalisë. Pas kësaj fitorjeje, Portugalia siguron pothuajse edhe kualifikimin me 17 pikë në vendin e parë, dy pikë më shumë se sa Rusia dhe gjashtë më shumë sesa Izraeli.

/Ora News.tv/