Si mesazh për 8 marsin, fotografia Anjeza Dyrmishi ka çelur ekspozitën "Portrete jete" me fotografi të grave të ndryshme, të njohura apo të panjohura, të reja në moshë apo më të vjetra, por me historitë e tyre unike.

Çdo foto e ekspozuar ka një histori, e çdo histori u rrëfye nga vetë gratë apo vajzat që kanë pozuar për objektivin e aparatit të fotografes.

Për të disatën herë fotografia Dyrmishi përmes aparatit të saj jep mesazhe të forta në mbrojtje të grave dhe kauzave të tyre.  

/Ora News.tv/