Portali për mjekët, Rama: Pagat më të larta se në Gjermani, do të rriten sërish

Portali për mjekët, Rama: Pagat më të larta se në

Ndërsa një pjesë e madhe e mjekëve po kërkojnë të gjejnë mundësi punësimi jashtë vendit, Kryeministri Rama po tenton t’i tërheqë ata drejt qëndrimit në Shqipëri. Kreu i qeverisë

lajmëroi rritje tjetër pagash për mjekët, por theksoi se aktualisht ato janë më të larta se në Gjermani.

Rama: Paga e mjekëve specializantë në rrethe është më e larta se pagat e mjekëve në Gjermani. Pagat e mjekëve do të rriten, por po rriten kapacitet për t’iu vënë në dispozicion mjekëve instrumente për të ushtruar profesionin e tyre.

Vendi ynë, sidomos në dy vitet e fundit po përballet me fenomenin e largimit të mjekëve nga Shqipëria, drejt Gjermanisë dhe të larguar rezultojnë kryesisht mjekët e rinj, të cilët joshen nga ofertat për specializim dhe punësim në Gjermani.

Kryeministri i bëri këto deklarata gjatë prezantimit të portalit të punësimit të mjekëve, që hapet pas platformave për mësuesit e për infermierët. Rama njoftoi se janë 112 vende vakante për mjekë.

Rama: Nëse të ka ardhur radha për punë, ti e shikon këtë në portal dhe konstaton rastet e abuzimit, kur dikush kalon radhën dhe futet në punë. Sistemi është automatik, Ti ke rezultat, që janë shifra. Shifrat futen në kompjuter, proçesohen dhe nuk ka asnjë mundësi që djali apo vajza me baba të njohur apo me lekë, ta kalojë vajzën apo djalin e çobanit, sepse nëse këta të fundit kanë rezultate më të larta, janë të pakalueshëm. Sot ka 112 vende vakante për mjekë specializante dhe 79 për mjekë në spitale. Procedurat janë të shkurtra dhe të shpejta. Kemi disa raste të mjekëve që duan të vijën nga diaspora dhe të punojnë këtu në Shqipëri.

Ndërkohë, qeveria sipas Ramës po vijon punën me programin e 300 qendrave shëndetësore, dhe parashikon që vitin e ardhshëm të ndërtohen 120 prej tyre.

EMISIONET