Politikani: Qumështi i lopës prodhon ar

Politikani: Qumështi i lopës prodhon ar

Një politikan indian është bërë vital në internet pasi pretendoi se lopët indiane prodhojnë ar në qumështin e tyre. Sipas tij kjo ndodh falë një gjëndre karakteristike që e prodhon metalin e çmuar kur rrezet e diellit bien mbi të.

Dilip Ghosh u shpreh gjatë një fjalimi në Burdwan se: “Një tipar i lopës indiane është se qumështi i tij përmban ari. Kjo është arsyeja pse ngjyra e qumështit është e verdhë.”

Ndërsa këmbënguli se kur rrezet e diellit bien mbi lopët indiane, prodhohet ari.

“Lopët indiane kanë gunga, që lopët e huaja nuk i kanë. Lopët e huaja kanë një shpinë të drejtë, si një buall. Ndërsa gungat e lopëve indiane kanë një arterie, të quajtur ‘swarnanari’ (arterie ari),”-shtoi ai.

Ndërsa theksoi se është krim i rëndë vrasja e lopëve dhe konsumimi i mishit të tyre në Indi.

EMISIONET