Policia në gatishmëri për fundvit, Lleshaj: Nuk ka festë, por shërbim

Policia në gatishmëri për fundvit, Lleshaj: Nuk ka festë,

Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri për të përballuar me sukses çdo situatë për festat e fundvitit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat tha se për të gjithë punonjësit e policisë nuk do të ketë festë, por shërbim.

Sipas tij fokusi i policisë menaxhimi i kufirit, siguria rrugore dhe ruajtja nga mjetet piroteknike.

Lleshaj: Policia është e fokusuar në disa drejtime kryesore. E para në drejtimin e menaxhimit të të gjithë fluksit të kalimit në pikat kufitare. Vëmendje e madhe i kushtohet trafikut dhe sigurisë rrugore, luftës kundër krimit, mbajtje në monitorim të elementëve me precedent penal. Fokus i veçantë i policisë është ruajtja e festës nga zhurmat, shpërthimet, nga fishekzjarrët, kapsollat dhe mjete të tjera piroteknike.  

Lleshaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve me policinë.

Lleshaj: Bashkëpunim, telefonate me policinë e shtetit dhe të jeni të bindur që policia do të jetë në kohën e duhur aty ku është e nevojshme. Një numër i madh i policisë nuk do të ketë festë, do të jetë në shërbim.

Ministri tha se bilanci i vitit që po lemë pas do të bëhet publik në janar, por tha se treguesit janë në nivelet më të mira historike.

Lleshaj: 2019 ka qenë një vit i ngarkuar. Po i afrohemi mbylljes së vitit me tregues mjaft optimist sa i përket progresit të bërë. Në ditët e para të janarit do ti tregojmë treguesit, por di të them që gjithë treguesit që karakterizojnë sigurinë publike në vend janë në nivelet më të mira historike.

EMISIONET