Policia merr në mbrojtje familjen e ish-oficerit Artan Cuku

Policia merr në mbrojtje familjen e ish-oficerit Artan Cuku

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, të vrasjes së ish-oficerit të policisë Artan Cuku, familja e tij është marrë në mbrojtje.  

Shërbimet e policisë janë vënë në ruajtje të banesës së 42-vjeçarit të ndjerë, ku jeton gruaja dhe fëmijët e tij. Ish drejtori i Policisë së  Vlorës Artan Çuku u ekzekutua  me armë zjarri rreth orës 20:45 (8 prill 2017) në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.

Ekzekutimi, i cili mendohet se është kryer nga 2 autorë  ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku Çuku banonte.

Policia shoqëroi dy persona në lidhje me ngjarjen, të cilët u lanë të lirë përsëri. Hetimet për ekzekutimin mafioz të Cukut vijonë, ku pista kryesore është ajo për shkak të detyrës së tij në të shkuarën. 




Atentat në Tiranë, ekzekutohet me armë zjarri ish-drejtori i policisë Vlorë

EMISIONET