Tre shtetas italianë të shpallur në kërkim me akuzën e dhunimit seksual janë arrestuar në Republikën Domenikane gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë italiane e forcave të policisë lokale.

Të arrestuarit janë pjesë e projektit të Antikrimit italian "Ëanted 3" që synon kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Të arrestuariit janë:

-Salvatore Buoanano 42 vjeç, i dënuar më 2014 me 8 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale në grup , kryer në provincën e Casertas. Prej 4 vitesh jetonte i lirë në qytetin e Santiagos ku kishte hapur një piceri të tij.

-Lucio Galli 72 vjeç,  i dënuar nga Prokuroria e Breshës më 2014 me 8 vjet e 10 muaj burg për dhunë seksuale ndaj minorenëve. Ai jetonte i fshehur në një zonë të braktisur në La Romana në Republikën Domenikane.

-Massimo Ferrari 53 vjeç, i shpallur në kërkim nga viti 2017 dhe i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale. Jetonte i fshehur në Las Terenas ku punonte në një piceri vendase.

"Përdhunues e pedofilë, asnjë kriminel nuk duhet të jetoj më i qetë në Itali e jashtë saj" ka komentuar Ministri Salvini.

"Jemi të vendosur për të luftuar krimin."

Gjithashtu janë arrestuar në Republikën Domenikane dhe 2 sipërmarrës italianë të shpallur në kërkim për mashtrim fiskal.

Të gjithë të arrestuarit do të riatdhesohen sot në Itali ku do të vuajnë dënimin në burgjet italiane.

/Ora News.tv/