Policia e Shtetit: Kamioni me kokainë kaloi nga Shqipëria në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti

Policia e Shtetit: Kamioni me kokainë kaloi nga Shqipëria në

Policia e Shtetit Shqiptar ka konfirmuar se kamioni me kokainë ka kaluar përmes Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Në një njoftim, Policia sqaron se  ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

"Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti", sqaron policia e Shtetit Shqiptar.  

Aksioni i Policisë u krye në disa shtete evropiane, ndërsa në Maqedoni është kapur vetëm 1 kg kokainë, pjesa tjetër është sekuestruar në Itali.

Lënda narkotike ishte nisur nga Kolumbia dhe e gjitha ngarkesa me peshë 1.3 ton është zbuluar në Itali.

Policia italiane kishte lënë vetëm një qese që peshonte 1 kg me një GPS brenda me qëllim që të mësonte destinacionin përfundimtarë.

Kokainë ka pasur vetëm në njërin prej kamionëve, ndërsa nga shteti fqinj është njoftuar SPAK për nisjen e hetimeve dhe lejimin e kamionëve.

Nga verifikimet e kryera nga SPAK ka rezultuar se nuk ka shtetas shqiptarë të përfshirë, ndërsa ka udhëzuar Policinë shqiptare që në pikat kufitare të lejohet kalimi i mjeteve pa verifikimin e ngarkesës.

 Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kalimit në territorin shqiptar, transportimi i lëndës narkotike ka qenë nën vrojtimin e policisë shqiptare.


EMISIONET