Dibër, Polici vritet nga kolegu pas sherrit
Një debat i çastit mes dy efektivëve në Dibër, është kthyer në përplasje me armë. Si pasojë shtetasi Ardian Roçi 50 vjeç, specialist IT në drejtorinë e policisë së Dibrës, banues në Peshkopi ka humbur jetën.
Ngjarja është shënuar rreth orës 19:00 të kësaj të enjte kur viktima së bashku me shtetasin Naim Musliu 53 vjeçar po ktheheshin nga shërbimi në Maqellarë.
Mësohet se efektivët më parë kishin drekuar së bashku në Dibër të Madhe, teksa gjatë rrugës janë konfliktuar në makinë ku si pasojë Roçi ka mbetur i plagosur.
Ka qenë vetë autori që ka dërguar në spital të plagosurin, teksa më pas është larguar për tu vetëdorëzuar në polici.
për shkak të gjendje së rënduar, i dëmtuari është dërguar me helikopter për në spitalin e traumës në Tiranë. Por Roçi nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve duke humbur jetën rreth dy orë pasi u plagos.
Policia bën të dtur se menjëherë pas konstatimit është grupi hetimor ku dhe kanë zbardhur ngjarjen. Ndërkaq Musliu është ndaluar prej policisë.