Policët detyrojnë gruan të lindë me pranga
New York ka rënë dakord të paguajë 610.000 dollarë gjobë pasi një grua u detyrua të lindte me pranga në duar në shkurt 2018.
Gruas, e identifikuar si Jane Doe në padinë e saj, i erdhën dhimbjet e lindjes pas u arrestua në 7 shkurt 2018. Dhe ajo u detyrua të lindte foshnjën ende e prangosur të nesërmen.
27-vjeçarja u arrestua në Brox për shkeljen e urdhrit të mbrojtjes pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin për kujdestarinë e fëmijës, tha avokati i saj.
Për shkak se ishte 40 javëshe shtatzënë në atë kohë, ajo u çua nga burgu në Qendrën Mjekësore Montefiore në Neë York mëngjesin e 8 shkurtit me pranga metalike mbi kyçet e dorës dhe këmbët e lidhura në kyçe.
Pasi mbërriti në spital mjekët i kërkuan oficerëve ti hiqnin prangat sepse mund të rrezikonin jetën e gruas dhe foshnjes.
Policët i hoqën prangat vetëm pak minuta para lindjes dhe më pas ia vendosën sërish pasi solli në jetë fëmijën.
Ajo u detyrua të ushqente fëmijën vetëm me një krah të lirë ndërsa qëndronte e prangosur në spital.