Polemika për figurën e Vasil Shahinit. Laert Vasili: Martir i demokracisë, apo shovinist?

Polemika për figurën e Vasil Shahinit. Laert Vasili: Martir i

Aktori Laert Vasili tregoi një foto në emisionin “360 Gradë”, ku shfaqet një dokument që tregon se Vasil Shahini është shpallur “Martir i Demokracisë” në vitin 1993. Sipas Vasilit, tashmë duhet të ndahet nëse Vasil Shahini ka qenë “martir” apo “shovinist”.  

Laert Vasili: Këtu lind një pyetje tjetër, se përmende mënyrën se si përfshihet apo nuk përfshihet politika. Është bërë shumë fjalë në media ditët e fundit, për çështjen e busteve. Në qoftë se politika do të vendosi një ditë se kush do të jetë politika e saj e përhershme e jashtme, ju mund të shikoni këtë fotografi, bëhet fjalë për rrëzimin e bustit të Vasil Shahini. Siç mund ta shihni është shpallur “Martir i Demokracisë” në 1993. Sot dalin qarqe të ndryshme dhe thonë që ka qenë: shovinist. Tani ka qenë “Martir i Demokracisë” apo ka qenë “shovinist?”.


EMISIONET