Pogradecarët kapen me drogën gati për shitje

Pogradecarët kapen me drogën gati për shitje

Katër shtetas janë vënë në pranga nga policia e Pogradecit, pasi janë kapur mme lëndë narkotike gati për shitje.

Policia njofton se në pranga kanë rënë  shtetasit me iniciale E.A., 25 vjeç; J.A., 22 vjeç; D.D., 20 vjeç dhe A.T., 26 vjeç, banues në Pogradec.

“Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në lagjen nr.1, me një sasi të dyshuar lënde narkotike, një pjesë të së cilës e kishin ndarë në doza gati për shitje”,- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

EMISIONET