Pogradec, të rinjtë kërkojnë rikthimin e sporteve ujore për të tërhequr turistë

Pogradec, të rinjtë kërkojnë rikthimin e sporteve ujore

Një grup të rinjsh kanë menduar të realizojnë disa lloje sportesh për të tërhequr sa më shumë vizitorë në qytetin e Pogradecit me qëllim nxitjen e turizmit të prekur nga pandemia.

Rehabilitimi i plazheve përgjatë vijës liqenore e deri tek sportet ujore që kanë munguar ndër vite, këta të rinj kanë menduar të aplikojnë disa kategori sportesh si "Standup paddle" apo gara me kajak.

Iniciativa e tyre jo vetëm që është mundësi tërheqëse dhe promovuese për turizmin por është një mundësi e mirë për tu shkëputur nga interneti dhe nga jeta sedentare.

Drejtori i shumësportëshit, Klevis Cane thotë se bashkia po punon jo vetëm për promovimin e këtyre sporteve por edhe ngritjen e ekipit të notit për të ritkthyer garat e notit siç kanë qenë dikur.

Cane: Kemi qenë të hapur për ndërtimin e sporteve ujore. Presim të hapim sportin e notit. Gjithashtu kemi plane për hapjen e sportit të kanotazhit.

"Standup Paddle" është një sport jo shumë i vështirë por as i vështirë pasi fillimisht duhet të dish not dhe të kesh ekuilibër të mirë.

EMISIONET