Pogradec, i moshuari sulmon me granatë vëllezërit se do të kalonin me fadromë

Pogradec, i moshuari sulmon me granatë vëllezërit se do të

Dëmtimi i një gardhi rrethues për  ndërtimin e rrugës së re të fshatit gati sa nuk prodhoi një tragjedi në fshatin Dardhas të Pogradecit mbrëmjen e 15 gushtit. Pronari i moshuar i  banesës që prekej kundërshtoi ashpër projektin, duke u konfliktuar me banorët e tjerë të fshatit madje tentoi të vrasë dy vëllezër.

Ruzhdi Fraholli, pas debateve sulmoi me granatë dy vëllezër. Për pasojë të shpërthimit, njëri  mbeti i plagosur. Ai është dërguar në spitalin rajonal, ndërsa policia ka vënë në pranga 72 vjecarin.

"Nga veprimet e para të grupit hetimor ka rezultuar se autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve" informoi sot policia e Korcës

Burimet thanë se konflikti kishte nisur gjatë ndërtimit të rrugës.

Fraholli, sipas policisë nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij. Për këtë kundërshtim ai ishte konfliktuar me banorët e tjerë të fshatit që kërkonin vijimsinë e projektit.

Në debat e sipër, i moshuari ka sulmuar me granatë dy vëllezërit. 

Më hërët, konflikte të ngjashme për rrugët kanë shkaktuar viktima 3 viktima Mat dhe një viktimë në Selenicë të Vlorës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, ndaj dy vëllezërve të identifikuar me inicialet B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç banues në Dardhas. Gjithashtu ndaj tij rëndon dhe akuza  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

EMISIONET