Po shkëlqen me Bylisin, Qardaku: Ndaj Kosovës për të bërë kthesën

Po shkëlqen me Bylisin, Qardaku: Ndaj Kosovës për të

Thirrja në kombëtaren U-21 është shpërblimi i formës fantastike që po kalon me kryesuesit e Superligës Shqiptare, Bylis. Bëhet fjalë për talentin shkodran, Eridon Qardaku, i cili ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kualifikuese të Europianit 2021 ndaj Kosovës. Për të, dueli ndaj dardanëve do të jetë ai i kthesës.

"Skuadrës kombëtare U-21, nuk i ka munguar asgjë, për ne është detyrim fitorja, kushtet janë shumë të mira. Gjërat janë pozivitive, ne po përmirësohemi në disa aspekte, edhe sipas analizës që kemi bërë më trajnerin gjatë përgatitjeve tona. Ndeshjen e radhës ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, e të shpresojme deri në fund të eliminatoreve,"- u shpreh Qardaku.

Dueli mes Shqipërisë dhe Kosovës është i vlefshëm për grupin 3 kualifikues të Euro 2021, takim që do të zhvillohet në "Elbasan Arena" në orën 19:00 të 15 tetorit.

EMISIONET