Po shkëlqen! Kumbulla dëshiron të veshë fanellën e 18 herë kampioneve të Italisë

Po shkëlqen! Kumbulla dëshiron të veshë fanellën e 18

Marash Kumbulla vijon të mahnisë në Serie A me fanellën e Hellas Veronës duke u konsideruar si një nga protagonistë kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Ivan Juric. 

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare edhe pse ishte shumë pranë Napolit në merkaton e janarit ku presidenti i Napolit, De Laurentiis, arriti një marrëveshje me homologun e tij Setti për 21 milionë euro, plus 4 milionë bonuse, ka vendosur veton duke refuzuar klubin jugor në Itali. 

Pas këtij qëndrimi të shqiptarit qëndron pikërisht Interi. Drejtuesit e 18 herë kampioneve të Italisë e kanë takuar disa herë menaxherin e djaloshit me origjinë nga Shkodra, duke e bindur që projekti i Antonio Contes do të ishte shumë i rëndësishëm për të. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare e sigurt është fakti se sezoni i ri do ta gjej Kumbullën me një skuadër prestigjioze të Evropës.  

EMISIONET