Po shkëlqen! Klubi i madh italian "piketon" portierin goleador shqiptar

Po shkëlqen! Klubi i madh italian "piketon" portierin goleador

Në kampionatin shqiptar, Gentian Selamani ishte një nga më të mirët në rolin e tij duke debutuar në moshën 17-vjeçare me ekipin e Laçit. 

Paraqitjet e shkëlqyera të portierit shqiptar në gjysmën e parë të sezonit me skuadrën e kategorisë së dytë turke Menemenspor kanë rënë në sy, aq sa klube nga Gjermania dhe Italia kanë shfaqur interes për gardianin shqiptar. Madje edhe Torino ka nisur të interesohet për ish-kapitenin e Laçit.

Ndërkohë klubi aktual i Menemensport nuk dëshiron që të humbas një nga liderët e skuadrës të paktën në këtë merkato janari. Klubi turk synon që në vërë të përfitojë sadopak ka shitja e kartonit të Selamnit. 

Kujtojmë që gardiani kuqezi ka debutuar edhe me fanellën e kombëtares A, ndërsa laun prtej vitesh me U-21 vjeçarët ku edhe ka shënuar një gol. Po ashtu Selami ka shënuar edhe në Superligë me Laçin nga pika e bardhë e penalltisë.

EMISIONET