Sonte do mbahet koncerti i legjendës së rapit në Gjilan, por mund të hasin disa probleme rrugës. Reperi Duda, i cili njihet si rival i Unikatil ka bërë një postim në Instagram ku tregon se duhet ti kërkojnë leje që të hyjnë në vendlindjen e tij.

"Welcome to GanGLand. Pa lejen tem sun e shkel at ven...", shkruajti Duda. Pas kësaj, ka reaguar vëllai i Unikatilit, Mentor Palokaj.

"Tu u kthy prej Gilanit. Vec po du fansat me dit që kërkujt prej neve nuk i han për skrraja t'hamamit që po folin", shkruajti ai. Këto reagime të tyre mund të nxisin grupet përkatëse që të përleshen, por shpresojmë që koncerti i Unikatil të përfundojë pa rrëmujë.


/Ora News.tv/