Këngëtarja me origjinë nga Shkodra, Elhaida Dani zgjodhi mënyrën më të bukur për të mbështetur fituesin e këtij viti në Këngën Magjike.

Mbrëmjen e 10 dhjetorit, ajo solli në treg coverin e “Plas”, këngë me të cilën Flori Mumajesi mori triumfin e festivalit. Ndonëse mori disa kritika nga ndjekësit, ishte vetë këngëtari që i dha shumë suport për këtë veprim.

Ai e publikoi një pjesë të këngës në profilin e tij në Instagram duke thënë se Elhaida i dha një tjetër emocion këngës. Ndërsa në profilin e Elhaidës, ai bëri koment ku shprehte opinionin e tij.

“Marr frymë thellë dhe them: Sa e mirë. E pëlqej? E vlerësoj? Është pak ta them”, shkruajti Flori.

Nuk mungoi komenti i këngëtares, e cila tregonte merakun që kishte kur mori vendimin që të bënte coverin e “Plas”.

“Ti e di sa merak e kisha miratimin tënd për këtë cover. Prandaj këto fjalë janë shumë për mua. Faleminderit Flor, për gjithçka”, përfundoi Elhaida.

/Ora News.tv/