Plagosi punëtorin e ndërtimit, arrestohet drejtuesi i vinçit

Plagosi punëtorin e ndërtimit, arrestohet drejtuesi i vinçit

Një ditë pas plagosjes së punëtorit të ndërtimit në Durrës, policia ka vënë në pranga drejtuesin e vinçit.

Policia arrestoi shtetasin B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Siç sqarohet në komunikatën zyrtare të policisë,"46-vjeçari më datë 09.09.2019 në kohën që po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi, ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D".

49-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.


EMISIONET