Pistoleta lodër "çon" në pranga 35 vjeçarin shqiptar me 2 mln euro drogë

Pistoleta lodër "çon" në pranga 35 vjeçarin

Në garazhin e tij ai kishte 830 kg drogë, nga të cilat 564 kg marihuanë dhe 266 kg hashash, me vlerë mbi 2 milionë euro. Kjo është arsyeja përse një shqiptar 35-vjeçar u arrestua nga ekipi i policisë së Livornos.

Operacioni që çoi në arrestimin e shqiptar, punëtor i një kompanie të mirëmbajtjes në Livorno, filloi pas një raportimi anonim në polici, sipas të cilit, një i huaj në zonën e Montebello po ecte me një armë dhe me një makinë gri.

Pas vëzhgimit dhe ndjekjes, agjentët gjurmuan njeriun brenda makinës derisa po hynte në garazh, në Rrugën Ebat. Brenda automjetit, agjentët gjetën dhe kapën një pistoletë lodër, shkruan "Ansa".

Ishte pikërisht arma, ajo që i shkaktoi shqiptarit ankesë në polici. Më pas, gjatë kërkimit në garazh, u zbulua lënda narkotike.

/S.Ll/



EMISIONET