Pink shkëputet nga muzika për tu fokusuar tek familja
Pink ka punuar mjaft shumë dhe kërkon të tërhiqet nga muzika në vitin 2019.
Duke folur për "Entertainment Tonight" nga tapeti i kuq i Country Music Association Awards (CMA), këngëtares ju bashkua bashkëshorti, Carey Hart dhe fëmijët e tyre Willow, 8 vjeç dhe Jameson, 2 vjeç.
Pink ishte në CMA për të performuar këngën e saj "Love Me Anyway" me Chris Stapleton.
“U bënë dy vjet e gjysmë me regjistrime dhe turne, dhe Willow është rikthyer në shkollë tani, ndërsa Jameson do të jetë në parashkollor së shpejti, prandaj ky është viti i familjes,”-tha Pink në tapetin e kuq.
Ylli i muzikës gjithashtu vlerësoi burrin e saj prej pothuajse 14 vitesh.
“Carey ka shumë gjëra për të bërë gjithashtu. Ai më mbështet shumë. Më ndjek rrotull botës dhe tani është radha e tij,”-shtoi këngëtarja.
Sipas Billboard, turneu Beautiful Trauma i këngëtares mban vendin e 10-të si një nga turnetë me më shumë fitime i të gjitha kohërave, duke arritur fitime prej 397 milionë dollarë.