Petro Koçi: Ilir Meta është në krizë personale, nuk po bën asgjë për kushtetutën!

Petro Koçi: Ilir Meta është në krizë personale, nuk

Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, duke komentuar në "Arena" nga Dritan Hila në RTV ORA, protestën e presidentit me 2 mars, ka thënë se Meta, nuk po bën asgjë për kushtetutën, por për krizën personale të tij.

Koçi: Iniciativa e Presidentit për të bërë një demonstrim, unë mendoj që nuk ka lidhje me kushtetutën fare. Nëse Ilir Meta do të kishte ndonjë merak për kushtetutën, ka patur dy raste të jashtëzakonshme në dorë, dhe për çështje themelore të strukturës kushtetuese, që lidhet me 21 prillin e 2008. Pra, në dy raste kur ndërtoj mazhorancën, një herë me Sali Berishën, dhe një herë me Edi Ramën kishte mundësi që ta kushtëzonte funksionimin e mazhorancave me ndryshime kushtetuese, nuk u kujtua fare, pra duket qartazi që kësaj radhe ka një problem personal, është në krizë politike, biznesi i tij kryesor politik është LSI.


EMISIONET