Petkovic: Zhvilluam mentalitet fitues. Flet dhe për Shaqirin

Petkovic: Zhvilluam mentalitet fitues. Flet dhe për Shaqirin

Trajneri i kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic, u duk i qetë pas fitores ndaj Serbisë.

"Pas pjesës së parë asuksh nuk do të kishte besuar se do ta kishim rikthyer rezultatin. Kishte aspekte negative dhe pozitive këtu. Edhe pse ne ishim në disavantazh në pjesën e parë ne mbajtëm kokën lart”.

“Ajo që është me rëndësi ishte zhvillimi i mentalitetit të fituesit. Edhe pse jemi në disavantazh ne tentojmë të jemi optimist dhe të fitojmë secilën ndeshje.  Kishim dy-tre shanse të mëdha në gjysmën e parë, por ne u dhamë atyre shumë kohë, shumë hapësira. Për performancën e Shaqirit mendoj se ai ka bërë një gjysmë të mirë të pjeses se dytë, ka evoluar shumë, ka lëvizur shumë. Kjo ndeshje duhet të jetë një rrugë përpara për Xherdan Shaqarin. ”  u shpreh Vladimir Petkovic.

Më 27 qershor zhvillohet ndeshja e fundit e Zvicrës ndaj Kosta Rikës në Grupin E. 

Shqiptarët e Zvicrës mposhtin Serbinë në Rusi, Xhaka e Shaqiri festojnë me shqiponjë (VIDEO)


EMISIONET