Pesha: Kryetarët bëjnë ankand 2-3 ditë para hartimit të listave, marrin "xhixha"

Pesha: Kryetarët bëjnë ankand 2-3 ditë para hartimit të

Për juristin, Ledio Braho, nëse vota nuk mbrohet çfarëdo lloj sistemi është fiktiv.

Braho: Edhe me sistemin me lista të hapura, nëse cënohet vullneti i votës nga kriminelët dhe biznesmenët është e kotë.

Por nuk mendon njësoj Besjan Pesha nga nisma Thurje, të cilat kanë propozuar sistem proporcional kombëtar pa prag.

Në "Ekopolitikë" në Rtv Ora, ai thotë se kryetarët hapin ankand 2-3 ditë para hartimit të listave të kandidatëve dhe marrin para.

Pesha: Për ne thelbi i shqetësimit është autoritarizmi i Edi  Ramës. Kalojnë në parlament koncesione korruptive. Deputetët çojnë dorën pa bërë asnjë pyetje.Gjithë kryetarët e partive bëjnë ankand dy-tre ditë para se të bëjnë listat, marrin xhixhat. Askush nuk do të japë lekë nesër për tu futur në garë se nuk ka garancinë për të fituar. Ne propozojmë proporcional kombëtar pa prag. Duke marrë votat e 2017, nëse zgjedhjet do të ishin sot koalicioni opozitar do merrte 71 mandate, PS 69.

EMISIONET