Ka shumë mite në rrjete sociale për vaginën dhe një gjinekologe ka marrë mundimin që të sqarojë çdo gjë për femrat. Doktoreshë Jen Gunter ka 25 vite që praktikon profesionin në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Ja cilat janë pesë gjërat që duhet të dijë çdo femër:

1 - Është e rëndësishme të dalloni vaginën nga vulva

Vagina është brenda trupit, është kanali muskular që lidh uterusin me pjesën e jashtme. Gjithçka shihni jashtë me sy të lirë ose arrini të prekni me rroba është vulva.

2 - Vagina vetëpastrohet

Gunter sqaroi se nuk është e nevojshme përdorimi i sapunëve apo larësve intimë. "Është si një furrë që pastrohet vetë", tha ajo.

Për këtë arsye paralajmëroi se përdorimi i tyre mund të shkaktojë infeksione të ndryshme.

3 - Vagina juaj është si kopsht

Vagina përfshin disa baktere të mira që e mbajnë vaginën e pastër.

"Mikrobiomi vaginal është si kopsht me lloje të ndryshme bakteresh që funksionojnë bashkë për të mbajtur ekosistemin vaginal të shëndetshëm", tha Gunter.

4 - Qimet pubike janë për një arsye

Kohët e fundit, femrat kanë tendencën që të largojnë të gjitha qimet pubike. Por prej saj mund të vijnë disa probleme.

"Kur depiloheni me dyll, makinë depilimi apo sheqer, i shkaktoni traumë lëkurës suaj. Nga kjo mund të shkaktohen prerje apo infeksione", tha doktoresha.

Më pas këshilloi që të zgjedhin estetiste që përdorin produkte të sterilizuara dhe të ndryshme për çdo klient. Shkopi i depilimit me dyll në dy kliente mund të përhapë infeksione.

Në rast të depilimit me brisk, përdorni një të pastër dhe aplikojeni në drejtimin e qimeve që të parandaloni krijimin e qimeve të brendshme.

5 - Mosha ndikon në vaginë

Disa vite pasi keni patur menstruacione ose jeni bërë me fëmijë, vezoret nuk prodhojnë më vezë dhe cikli fillon të rrallohet. Përqindja e hormoneve që e mban gruan fertile bie në mënyrë gramatike dhe ul nivelin e estrogjenit. Kjo ndikon direkt tek vagina dhe vulva.

Këto inde, të cilat dikur qëndronin të njoma mund të thahen, dhe thatësia që rezulton mund të shkaktojë dhimbje gjatë seksit.

Kjo mund të duket si depresionuese, por Gunter thotë se shumica e grave mund të marrin ndihmë për këtë nga mjeku i tyre. Ka të tjerë që ia dalin me anë të përdorimit të lubrifikantëve.

/Ora News.tv/