Ka përfunduar mesha në kishë për Kostandin Kacifas. Aktualisht po i bëhen homazhet në varrin e tij dhe situata raportohet e qetë.

Në ceremonialin në fshatin Bularat për 1 vjetorin e vrasjes së Kacifas, po merr pjesë edhe Vangjel Dule.

Ndalime në Kakavijë

Burime për Ora News raportuan se ka shkuar në 18 numri i shtetasve grekë të ndaluar në kufirin e Kakavijës për të hyrë në territorin shqiptar për ceremonialin e 1 vjetorit të vdekjes së Kostandin Kacifas. Mes tyre janë ndaluar 8 persona të shpallur "nongrata"

Familjarët kanë kërkuar që mesha të mbahet pa praninë e gazetarëve shqiptarë, të cilët sot në mëngjes janë të shumtë në këtë fshat.

Lexo : "Ikni zhdukuni. Nuk ju duam ne.. ju nuk na doni. Ikni qërrohuni këtej " u tha gazetarëve një familjar .

Gazetarja e Ora News, Entiola Bundo është ndaluar të hyjë në kishën ku po mbahet mesha.

Mësohet se në kishë janë ndaluar vetëm gazetarët shqiptarë, ndërsa ato grekë janë lejuar të futen.   

Raportohet se në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 1900 shtetas grekë.  8 prej të ndaluarve ishin shpallur non grata ndërsa pjesa tjetër nuk kanë justifikuar hyrjen në Shqipëri. Janë ndaluar edhe banderolat.

Mengjesi ndryshe ne Bularat

Në Bularat raportohet se ka një prani të madhe të mediave greke dhe shqiptare. Në 24 orët e kaluara kanë hyrë në territorin shqiptar 2700 automjete vetëm përmes kufirit të Kakavijës.

Prej disa ditësh janë marrë masa të forta sigurie për ndalimin e hyrjes së ekstremistëve grekë ose shtetas të shpallur non grata në Shqipëri për të shmangur çdo lloj incidenti.

/Ora News.tv/