Përveç ditëlindjes së Miriamit, Albani paralajmëron edhe një surprizë. Çfarë do ndodhë më 30 maj

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj i suprizuan të gjithë fansat pasi lajmëruan se u martuan në Maldive pas 12 vitesh lidhje.

Por çifti ka paralajmëruar edhe një surprizë tjetër.

"30.05.2019"-shkruan Miriami në një postim në Instagram, shoqëruar me një foto ndërsa Albani e puth në ballë në perëndim të diellit.

Por këngëtari ka shtuar kuriozitetin me komentin e tij në postim ku shkruan: "Përveç ditëlindjes tënde po vjen dhe një surprizë domethënë."

Mbetet për tu parë se çfarë surprize ka rezervuar çifti. Por mendohet se do jetë dasma shqiptare që dy këngëtarët kanë planifikuar të mbajnë në Shqipëri.


EMISIONET