"Përse kam harxhuar kohë?" Kim Kardashian pendohet për lidhjet e kaluara

"Përse kam harxhuar kohë?" Kim Kardashian pendohet për

Kim Kardashian është penduar që ka shpenzuar kohë duke takuar meshkuj të tjerë para se të martohej me babain e fëmijëve të saj. Ajo u intervistua nga bashkëshorti i saj Kanye Ëest me pyetjet e përgatitura nga Vogue Arabia.

Reperi mori rolin e gazetarit për gruan e tij, e cila do të jetë në kopertinën e revistës. Ata janë një ndër ciftet më të famshme në botë, të cilët nisën një lidhje dashurie pas ndarjes së Kim me yllin e NBA, Kris Humphries.

Në intervistë, ajo thotë se duhet të pranonte shumë kohë më parë propozimin e Kanye.

"Unë mendoj, 'Dreq, përse kam harxhuar kaq shumë kohë apo energji? Përse nuk e bëra këtë më parë?" - u përgjigj Kim.

Prej vitesh tashmë, Kim dhe Kanye jetojnë të lumtur së bashku me fëmijët. 38-vjecarja, e cila ka plot 146 milionë ndjekës në Instagram, do të dëshironte të kishte më shumë privatësi, por më shumë pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes.

EMISIONET