Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për situatën e krijuar mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit.

“Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës!

Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiatë!”-shkroi kryebashkiaku në Twitter.

IKMT nisi mëngjesin e sotëm (12 nentor) shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re. 

Kjo u shoqërua me përplasje dhe tensione mes banorëve dhe policisë.

Tensionet nisën që prej orës 06:00 të mëngjesit tek ‘Sheshi Shqiponja’, ku ka pasur përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, ku raportohet edhe për persona të lënduar. 

Ndërsa banorët pretendojnë se eshte hedhur edhe gaz lotsjellës.

Mësohet se policia ka shoqëruar 10 persona.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetët , Edi Paloka, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.


WhatsApp Image 2019-11-12 at 07

/Ora News.tv/