Një tifoz i Napolit është arrestuar pasi dyshohet se drejtonte makinën që vrau tifozin e Interit, Daniele Belardinelli.

Ultrasi i jugorëve, Fabio Manduca 39 vjeç po përballet me akuzat për vrasje me paramendim, pas mbylljes së hetimeve që rezultuan fatale për Belardinellin.

Incidenti ndodhi para ndeshjes mes Interit dhe Napolit më 26 dhjetor të vitit të kaluar gjatë përleshjeve midis dy grupeve të mbështetësve. Manduca po drejtonte makinën tip "SUV Renault Kadjar" kur aksidentoi fatalisht tifozin e Interit, i cili vdiq në vend.

/Ora News.tv/