Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje një 11-vjeçar në Bajram Curri të mërkurën.

Në prangat e policisë ka rënë 18-vjeçari me iniciale M.C., banues në Tropojë.

Ai përplasi për vdekje të miturin me iniciale F.P., në aksin rrugor Koçanaj-Bajram-Curri dhe më pas u largua nga vendngjarja pa i dhënë ndihmë.

"Arrestimi i M.C., u bë pasi  nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas,  në aksin rrugor Koçanaj-Bajram-Curri, duke drejtuar mjetin tip "Audi", ka aksidentuar shtetasin e mitur, F.P, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ku më pas është larguar nga vendi i ngjarjes,"-raporton policia.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës (19 dhjetor).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", të parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

/Ora News.tv/