Përplaset makina e policisë, plagoset polici

Përplaset makina e policisë, plagoset polici

Një aksident  ka ndodhur në Fier në vendin e quajtur “Dukas Bregas”, ku një makinë ka përplasur me mjetin e policisë, duke lënë të plagosur policin.

Policia njofton se mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin M.H, 29 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin e policisë tip "Shervolet" me drejtues punonjësin e policisë A.M, 44 vjeç.

“Si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësi i policisë P.Dh, 42 vjeç, i cili ishte në mjetin tip "Shervolet" dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier”,- njofton policia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. 

Foto Ilustruese

EMISIONET