Përplaset helikopter ushtarak turk në Stamboll, vdesin katër ushtarë

Katër ushtarë raportohet se kanë vdekur pasi një helikopter ushtarak turk u përplasur në një zonë të banuar në Stamboll.

Helikopteri u rrëzua midis dy blloqeve të apartamenteve në lagjen Sancaktepe rreth orës lokale 11:00 dhe u nda në dy pjesë.

Një ushtar i pestë që ndodhej në bord u dërgua në spital.

Agjencia e lajmeve turke Anadolu raportoi se helikopteri, i cili ishte në një mision trajnimi, goditi çatinë e një ndërtese dhe më pas u rrëzua.

Raportohet se nuk ka pasur banorë të lënduar nga aksidenti.

Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes së rëndë.

Sancaktepe është në anën aziatike të qytetit, i cili shtrihet në dy kontinente.




EMISIONET