Përplasen dy makina në aksin Levan-Fier, plagoset 70-vjeçari që kthehej nga ullishtja me të birin

Një 70-vjeçar mbeti i plagosur në një aksident rrugor në aksin Fier-Levan. Makina me të cilin udhëtonte Qemal Aliaj nga Mallakastra së bashku me të birin dhe një person tjetër u përplas me një automjet tjetër në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.

Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur  vetëm Qemal Aliaj, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet në Reanimacion nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se Aliaj po kthehej nga ullishtja e tij ku ishte bashkë me të birin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

EMISIONET