Udhëtonin drejt Greqisë, aksidentohet familja nga Elbasani

Një familje prej 6 anëtarësh nga Elbasani, mes tyre edhe dy fëmijë të mitur u aksidentuan teksa udhëtonin drejt Greqisë. Makina e familjes u përplas me një tjetër mjet në rrugën e Kakavijës, ku i plagosur mbeti edhe një person i shtatë.

7 persona, mes të cilëve edhe 2 fëmijë mbetën të plagosur në një aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Dy makina u përplasën pranë fshatit Derviçan e për pasojë një nga mjetet përfundoi jashtë rruge.

Në këtë mjet udhëtonin 6 anëtarët e një familje nga Elbasani, që po udhëtonin drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Kakavijës

Për pasojë të plagosur mbetën dy fëmijë të mitur 3 e 7 vjeç, prindërit e tyre Ervin e Romina Turkaj dhe gjyshërit Agur dhe Vjollca Pitja.

Në makinën tjetër udhëtonte Kristaq Kola nga Gjirokastra, i cili po ashtu mbeti i plagosur.

Ata morën të gjithë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se po punon për sqarimin e rrethaneve të aksidentit, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë shpejtësia.








EMISIONET