Autobusi përplaset me makinën në aksin Librazhd-Elbasan, vdes drejtuesi i mjetit, plagoset pasagjeri

Autobusi përplaset me makinën në aksin Librazhd-Elbasan, vdes

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  20:30, në fshatin Mirakë,  ku një autobus me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S.,  48 vjeç, banues në  Durrës është  përplasur me mjetin tip "Hondaj" , me targa AA352 CK.

Si pasojë e aksidentit  pasagjeri i mjetit "Hondaj", shtetasi E.P është  aksidentuar,  ndërsa drejtusi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç,  banues në Librazhd,  ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Elbasanit, 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet pêr zbardhjen e shkakut  të aksidentit.


(Në foto: Makina e shkatërruar dhe autobusi me të cilin u përplas automjeti)

EMISIONET