Përplasen dy autobusë shkolle, 40 të plagosur
Të paktën 40 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Gjermani.
Mediat raportojnë se aksidenti ndodhi pranë Nurembergut, ku dy autobusë shkolle u përplasën me njëri-tjetrin.
Shumica e të plagosurve ishin nxënës.
Po ashtu pas përplasjes së autobusëve në aksident u përfshi edhe një tjetër makinë.
Helikopterë dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shpëtin e personave.
Zjarrfikësit përdorën pajisje për prerjen e metaleve për të nxjerrë katër persona, të cilët ishin bllokuar në rrënojat e shkatërruara të automjeteve.
Ende nuk dihen arsyet e aksidentit të rëndë.