Përplasen dy autobusë, 22 të vdekur

Përplasen dy autobusë, 22 të vdekur

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si dhe 37 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy autobusëve në Bolivi.

Aksidenti i rëndë ndodhi të shtunën, ndërsa autoritetet boliviane kanë bërë të ditur se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për këtë arsye mund të rritet numri i personave të vdekur, shkruan Euroneës.

Sipas hetimeve paraprake shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe dyshohet se njëri nga autobusët mund të ketë qenë në kahun e gabuar të rrugës.

EMISIONET